Filmi “Don’t Breathe 2”, në kinema nga 13 gushti 2021

 
Pas suksesit të madh të filmit horror “Don’t Breathe”, krijuesit e tij premtuan se do të realizonin edhe vazhdimësinë e tij. E realizuan edhe atë.
Ngjarja në “Don’t Breathe 2” zhvillohet tetë vite pas ngjarjes në filmin origjinal. Aktori Stephen Lang kthehet në film me rolin e Norman Nordstrom, një personi të verbër i cili jeton me një 11 vjeçare, të mbijetuar nga filmi i parë.
Kur disa kriminelë hyjnë në shtëpinë e tij, ky person i moshuar bën të pamundurën për të mbrojtur fëmijën.
Lang në intervistë për AP ka thënë se në filmin vazhdimësi “Don’t Breathe” zhvillohet një ngjarje që nuk ishte në agjendë në filmin e parë. Megjithatë ka edhe shumë skena që ndodhin ndryshe nga i pari. Në filmin e dytë është në pyetje mbijetesa e këtij personazhi, i cili duhet të kujdeset edhe për një person tjetër.
Personi i verbër në “Don’t Breathe 2” vendos ta rikrijojë familjen e tij me 11 vjeçaren, familjen të cilën ia kishte vjedhur një person i dehur në filmin e parë.
Llang ka thënë se personazhi i tij kësaj radhe është më human. Ai ka thënë se me të ka dashur të krijojë një version të një djaloshi të fortë, edhe pse në moshë. Por ai ka thënë se nuk ka dashur që të duket si bodibilder.
Aktori Lleng ka thënë se ka luajtur në filma të zhanreve të ndryshme, dhe disa nga ta ishin të mrekullueshëm, por edhe “Don’t Breathe” ofron një ndjesi të ngrohtë. Sipas tij, ai ka të bëjë me dhembshurinë për njerëzit.
Regjisori i filmit dhe bashkëskenaristi i tij Rodo Sayagues e Fede Alvarez kanë ide të tjera për krijim edhe të filmit të tretë Don’t Breathe. Por ata kanë thënë se fillimisht duan të shohin se sa do të ketë sukses ky film.
Rodo ka thënë se gjatë zhvilimit të filmit e ka kuptuar se ai ishte bekim për ta, por i pazbuluar akoma. Ai ka treguar se filmi u realizua në kohën kur u ndaluan udhëtimet për shkak të pandemisë së COVID-19, kështu që ekipi i tyre për gjashtë muaj u përqendrua në film dhe asgjë më tepër.
E bashkëskenaristi Alvarez ka thënë se tashmë i kanë tregimet në kokë edhe për kapitujt tjerë të filmit, vetëm se do të presin të shohin se si do të reagojë publiku dhe do të vazhdojnë punën.
Filmi “Don’t Breathe 2” do të lansohet në kinema nga data 13 gusht 2021./21Media

Back to top button