Filmi “Everything Everywhere All at Once” fiton më së shumti çmime Oscar

“Everything Everywhere All at Once” është shpërblyer me çmimin Oscar për filmin më të mirë nga Akademia e Arteve në Shtetet e Bashkuara.
Filmi trajton jetën e një familjeje kinezo-amerikane teksa tenton të zgjidhë disa probleme, në dimensione të ndryshme.
Ky film ka arritur të fitojë shtatë çmime brenda natës, përfshirë tre nga katër çmimet që janë ndarë për aktrimin më të mirë.
Çmimet i kanë fituar: Michelle Yeoh, Ke Huy Quan dhe Jamie Lee Curtis.
Curtis, 64-vjeçare, e cila e ka ndërtuar karrierën me filmat si “Halloween,” e ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.
Ylli tjetër, Brendan Fraser, e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “The Whale”.
Filmi gjerman “All Quiet on the Western Front” e ka fituar çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar.
Ai ka fituar edhe tri çmime tjera përgjatë natës.
Fituesit më të mëdhenj të natës
“Everything Everywhere All At Once” fitoi shtatë Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë
“All Quiet on the Western Front” fitoi katër, duke përfshirë filmin më të mirë ndërkombëtar
“The Whale” fitoi dy, duke përfshirë një për Brendan Fraser, i cili rrëmbeu aktorin më të mirë
Ceremonia e 95-të e ndarjes së këtyre çmimeve është moderuar nga komediani, Jimmy Kimmel.