Filmi shqiptar “Pikë uji”, shkon në Oscar
Filmi “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar! Për ne, ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh nga vendi yt.
Me regjisor Robert Budina “Pikë uji” është një film që në qendër ka jetën e një nëne, mamaja e një djali adoleshent që kryen një krim. Në një jetë të ndërtuar mes privilegjesh, pushteti përballet me të drejtën, dashuria me kompromisin dhe Aida, një nënë që përballet me të birin që ka përdhunuar një vajzë.
Blihet drejtësia me para, por luksi e siguria shkretohen në errësirën e një krimi që nuk e mohon dot ndërgjegjjja.
Budina tregoi në premierë se kjo ngjarje ka marrë shtysë nga një ngjarje personale, po aq sa është një katarsis në të cilën jeton shoqëria shqiptare. E megjithë këtë, lajmi se “Pikë uji” do të jetë Shqipëria në Oscar, është për të dhe ekipin sa një ëndërr, po aq edhe përgjegjësi.