Filmi “Uncharted” kryeson në Box Office

 
Filmi i ri “Uncharted” në të cilin me rol paraqitet aktori Tom Holland, arriti sukses të madh këtë vikend në SHBA në box office. Ai debutoi me rastin e shënimit të kremtës “Dita e Presidentit” në SHBA, ku për katër ditë mblodhi 51 milionë dollarë.
“Uncharted” u lansua me 18 shkurt. Ngjarja në të bazohet në serinë e video lojës ikonike “Uncharted”. Aktori Holland parqitet me rolin e heroit Nathan Drake.
Aktori Holland luan bashkë me aktorin Mark Wahlberg. Uollberg paraqitet me rolin  e mentorit të tij, Victor Sullivan.
Sullivan gjatë filmit bëhet thuajse si baba për Nate-in e ri.
Filmi Uncharted shënoi hapjen më të madhe për vikend që prej lasimit të filmit “Spider-Man: No Way Home”.
Një film tjetër që u lansua këtë vikend është “Dog”, ku me rol paraqitet Channing Tatum. Ai u pozicionua në vendin e dytë me fitim të 18 milionë dollarëve amerikan.
Shifrat nga shitja e biletave për këtë film tregojnë se më shumë se gjysma janë nga gratë, më saktësisht 54 për qind, që sipas kompanisë United Arists Releasing, Tatum këtë e arriti falë dukjes së tij.
Në box office u debutua edhe një film i ri. Fjala është për filmin horror “The Cursed”, i cili fitoi 1.9 milionë dollarë për katër ditë.
Ngjarja në këtë film zhvillohet diku në shekullin e 19-të në Francë. Regjinë e tij e ka bërë Sean Ellis.
Filmi “The Cursed” paraqet patologun John McBride i cili shkon në një fshat të vogël që ndiqet nga një forcë e mbinatyrshme.
Ky film u shfaq premierë në festivalin e Sundance 2021 me titullin “Eight for Silver”.
Ai në SHBA u lansua me 18 shkurt 2022./21Media

Back to top button