Filmi vazhdimësi “Downton Abbey: A New Era”, premierë në Londër  

Kasta e aktorëve të filmit të ri vazhdimësi “Downton Abbey: A New Era” ishin të pranishëm në premierën e tij që u shfaq në Londër.
Filmi u xhirua në French Riviera, rajon ky i cili në vitin 1920 ishte i banuar me shtresën e lartë angleze.
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1928. Aty paraqitet një udhëtim nëpër jug të Francës, ku zbulohet misteri i vilës së trashëguar të konteshës Dowager, rolin e të cilës e luan aktorja Maggie Smith. Vila ka pamje kah Mesdheu, me kopshte të bukura dhe plazhin e saj.
Aktorja Elizabeth McGovern në film luan rolin e konteshës së Grantham. Ajo ka thënë se gjatë xhirimeve kanë kaluar mirë, se ishte interesante, se atmosfera pushtonte çdo gjë. Sipas saj, skenari është i shkruar në mënyrë brilante, sepse gjërat ndodhin sikur në realitet, si në jug të Francës. Ajo ka thënë se atje janë ndjerë të relaksuar dhe të lirë. McGovern ka treguar se personazhi Cora zbulon një sekret që e ka mbajtur. Është interesante se si personazhet reagojnë në film, ka thënë ajo.
“Ishte mahnitëse”, ka thënë Hugh Bonneville, i cili luan rolin e Robert Crawley. Ai e ka pranuar se kasta e “Downton” ishin të prirur për të bëtë atmosferë të mirë. Psh aktorja Penelope Wilton nuk ishte me ta në jug të Francës, kështu që ata kanë bërë fotografi atje pranë pishinës dhe ia kanë treguar asj në Londër, se si argëtohen në atë atmosferë. Këtë e kanë bërë për ta tallur atë, ka thënë ai.
Aktori Jim Carter ka thënë se në Rivierën Franceze kanë kaluar veçantë, dhe shumë keq që nuk u ka zgjatur qëndrimi më shumë. Ai ka thënë se ishin të mbyllur në një hotel me pishinë dhe një kopsht.
Karter ka një skenë në film me gruan e tij të vërtetë, Imelda Staunton, e cila luan rolin e Maud, të zonjës Bagshaw.
Ai për këtë ka thënë se atë skenë e kanë xhiruar në ditën e parë të xhirimeve, dhe ishte mirë. Ishte interesante, ka thënë ai.
Në anën tjetër, aktorja Imelda ka thënë se ishte mirë që ka pasur xhirim me bashkëshortin e saj. Në pyetjen se si ishte vendi në jug të Francës, ajo ka thënë se ishte ideal, se ky vend në ato vite ishte shumë i popullarizuar për anglezët të cilët kurrë më parë nuk kishin parë diçka të tillë me sytë e tyre. Ishte vend mahnitës, ka thënë ajo.
Aktorja Laura Carmichael në pyetjen se si janë ndjerë me maskat që është dashur t’i vënë gjatë xhirimeve në skenë, ka thënë se në film zakonisht shihen me kapela e gjëra të tjera, por nuk kishin maska, andaj në vend të tyre kanë marrë jaka qeni, që sillen rreth qafe, që i kanë shtrënguar goxha shumë por që fatmirësisht kanë mbijetuar nga to.
Gjatë filmit Downton Abbey xhirohet film brenda filmit, e për këtë aktori Hugh Dancy ka thënë se ia kanë dalë mirë në këtë, se ishte interesante.
Aktorja Michelle Dockery në lidhje me këtë ka thën se ndonjëherë ishte hutuese, se kishte raste kur habitej, dhe ia kanë tërhequr vërejtjen që të vazhdonte. Ndryshe, çdo gjë ka shkuar mirë, ka thënë ajo.
Filmi “Downton Abbey: A New Era” me 29 prill 2022 do të lansohet në kinema në Britani, Spanjë, Irlandë, Islandë, Lituani, Letoni dhe Tajvan. Ai do të shfaqet në data të tjera edhe në disa vende, si Francë, Argjentinë, Australi, Brazil, Gjermani, Hungari, Itali, Meksikë, Holandë e Singapor./21Media

Back to top button