Finalja e Euro 2022 do të jetë një festë e madhe futbolli

Finalja e Euro 2022 mes Anglisë dhe Gjermanisë në Wembley do të jetë një festë e madhe futbolli, sipas trajneres së Gjermanisë, Martina Voss-Tecklenburg.
Alexandra Popp shënoi dy gola pasi Gjermania, tëtë herë kampione evropiane, mundi skuadrën franceze 2-1 në gjysmëfinalen e dytë të mërkurën. Ata tani do të luajnë me Anglinë të dielën para 87 mijë e 200 tifozëve, përcjell rtv21.tv
“Është një lojë klasike, do të jetë një finale e jashtëzakonshme. Ne e presim me padurim këtë lojë, siç do të bëjnë të gjithë në Angli dhe Gjermani”, tha Voss-Tecklenburg.
“Ne do të luajmë në Wembley para 80 ose 90 mijë njerëzve, shumica e tyre për Anglinë dhe kundër nesh, por ne e kuptojmë këtë dhe po e pranojmë sfidën”, shtoi Voss-Tecklenburg.

(📷: Getty Images)
Sipas BBC-së, Anglia e cila nuk e ka fituar kurrë turneun, arriti në finale falë një fitoreje 4-0 kundër një skuadre suedeze në Bramall Lane të Sheffield United të martën.
Ndërsa Gjermania do të synojë të fitojë titullin e nëntë evropian kur të luajë kundër Anglisë të dielën më 31.07.2022 ./21Media

Back to top button