Finlanda me plan për të ndërtuar gardh kufitar me Rusinë

Partitë kryesore politike të Finlandës kanë mbështetur planin për ndërtimin e një gardhi përgjatë pjesëve të kufirit të vendit me Rusinë.
Norvegjia fqinje, e cila gjithashtu ndan një kufi me Rusinë në veriun e largët, tha se kishte arrestuar një shtetas rus të dyshuar për fluturimin e paligjshëm të dronëve dhe duke bërë fotografi në zona të kufizuara ditët e fundit.
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, tha se ishte “qartësisht e papranueshme për inteligjencën e huaj që të fluturonin drone mbi vend”, pasi policia njoftoi se djali i një të besuari të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin ishte arrestuar të hënën.
Transmetuesi finlandez YLE tha se një takim midis kryeministres Sanna Marin dhe përfaqësuesve të të gjitha partive kryesore, ishte konfirmuar mbështetja ndërpartiake për planet, të propozuara muajin e kaluar nga roja kufitare finlandeze.
“Ne ishim dakord për nevojën. Tani qeveria do të sjellë propozime konkrete në parlament. Financimi për seksionin pilot do të votohet në fillim të muajit të ardhshëm”, tha ajo Marin.
Helsinki është gjithnjë e më i shqetësuar për kalimet ilegale në shkallë të gjerë të kufirit lindor 1 mijë e 340 km që ndan me Rusinë, më i gjati nga çdo anëtar i BE-së, ndërsa mijëra rusë ikin nga mobilizimi i pjesshëm i Moskës në përgjigje të luftës në Ukrainë./21Media

Back to top button