Fisnik Ismajli flet për sulmuesit e Xharrës

Fisnik Ismajli reagon rreth sulmit ndaj Arbana Xharrës

Fisnik Ismajli nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj sulmit fizik që i është bërë Arbana Xharrës.  Ai në llogarinë e tij ën Facebook ka dalë kundër këtij akti, duke thënë se dhuna, aq më tepër ndaj grave nuk arsyetohet me asgjë.

Sipas Ismaljit kjo shoqni edhe ky sismet po krijon bisha. “Në mungesë të drejtësisë, këto bisha po e marrin lirinë me rrehë, dhunue e vra, pa frikë se kanë me u zanë. More, qoftë nga problemet familjare, politike apo fetare, ai që është i dhunshëm duhet me shkue n’burg. Pikë.”, ka shkruar ai,

Po ashtu ka shtuar se shpreson që sulmuesit të gjinden “Por edhe sinqerisht po shpresoj që kurrkush nuk ta (keq)përdorë këtë incident për përfitime politike, duke e dijtë se kujt iu ke bashkëngjitë. E as mos e përjashto mundësinë që pikërisht ata vetë kanë mujtë me ta ba këtë, tuj i njoftë çka janë në gjendje me ba, e qe ti henez ke me e kuptue.”, ka deklaruar Finik Ismajli.

Ai i ka uruar shërim të shpejtë Arbanes si dhe anagazhim në luftën kundër dhunës,  posaçërisht, e siç ka shkruar Ismajli aty mund të pajtohen ndonjëherë.

Arbana Xharra është rrahur mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate, raportohet se gjendja e saj është stabile./21Media

 

Back to top button