Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kërkuar masa ndaj deputetëve që sipas saj, po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Sipas saj, nëse vazhdohet njëjtë, atyre duhet t’u merren mandatet.

“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka shkruar ajo.

Back to top button