Fitorja 5:0 ndaj Manchester United, Salah vë në ankand fanellën e tij nga ajo ndeshje

Ylli egjiptian Mohamed Salah ka vënë në ankand fanellën e tij të cilën e kishte veshur në fitoren 5:0 ndaj rivalit të Liverpoolit, Manchester United.
Salah së bashku me Liverpoolin e shkatërruan skuadrën e Manchester United me rezultat të thellë 5:0, ku ylli egjiptian regjistroi tre gola dhe një asistim.
Tani, Salah ka vënë në ankand fanellën që e kishte në këtë fitore, ku të gjitha përfitimet nga blera e saj do të jenë për bamirësi.
Salah synon që paratë e fituara t’i jep në formë donacioni për kafshët e shtetit të Egjiptit.

Back to top button