Fitorja e dytë radhazi për Chelsean, Tottenhami përforcon pozitën e katërt

Kanë përfunduar edhe katër ndeshje të tjera në Premier Ligën angleze, ku kemi befasi dhe rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Power”, Chelsea e ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat solid 3:1.
Golat për “Blutë” i shënuan Chilwell (minuta e 11’), Havertz (minuta e 45+6’) dhe Mateo Kovacic (minuta e 78’), kurse golin e nderit për “Dhelprat” e shënoi Patson Daka në minutën e 39’ të ndeshjes.
Po ashtu, fitore me rezultat të njëjtë 3:1 regjistroi edhe skuadra e Tottenhamit, e cila e mposhti Nottingham Forestin, dhe e përforcoi vendin e katërt në tabelë.
Te Tottenhami golashënues ishin Harry Kane (minuta e 19’ dhe minuta e 35’), kurse te Nottinghami golin e vetëm e shënoi Joe Worrall në minutën e 81’ të ndeshjes.
Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Everton 1:0 Brentford
Leeds United 2:2 Brighton
Leicester City 1:3 Chelsea
Tottenham 3:1 Nottingham Forest.

Back to top button