Fitorja e gjashtë radhazi e Liverpoolit në Premier Ligë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe skuadrës së Brentfordit, ku “Të Kuqtë” kanë regjistruar fitoren e gjashtë me radhë në Premier Ligë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli e ka mposhtur skuadrën e Brentfordit me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm e shënoi ylli egjiptian Mohamed Salah, i cili i siguroi fitoren Liverpoolit në minutën e 13’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në kuotën e 62 pikëve në vendin e pestë, vetëm një larg vendit të katërt që okupohet nga Manchester United.

Në anën tjetër, Brentfordi renditet në pozitën e nëntë me 50 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Liverpoolit.

Back to top button