FJALA: Ishim të parët që treguam për përfshirjen e “edukatës seksuale” në shkolla!

Nga partia FJALA përmes një njoftimi deklarojnë se kryetari i tyre, Gëzim Kelmendi, ka treguar për përfshirjen e “edukatës seksuale” në shkollat tona qysh para katër vjetësh, konkretisht me datë 15.04.2020.

“Ne si Parti FJALA shprehim shqetësimin tonë se pse është dashur të kalojnë 4 vjet dhe pse pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare është aktualizuar kjo çështje, e cila është dashur të trajtohet në vitin 2020”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga kjo parti.

Kjo parti po ashtu falënderoi dhe përgëzoi të gjithë kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës që kanë marrë vendim për ndalim të përdorimit të doracakëve për edukimin seksual.

Back to top button