Fjalët e para të Robin Krasniqit pas fitores

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi mbrëmë e ka fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.  Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi.

Krasniqi pas fitores ka thënë se është i emocionuar me realizimin e ëndrrës për të boksuar në Prishtinë.

Krasniqi ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë,

“Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu. Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button