Flaka Loxha e pesta në “Grand Prixin” e Zagrebit

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha zuri vendin e pestë në “Grand Prixin” e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja kosovare u mund në luftën për të bronztën nga sllovenja, Kaja Kajzer, bartëse e parë e kategorisë -57 kg dhe nënkampione e tanishme e Evropës.
Në luftën e parë, Flaka mundi kroaten, Tena Sikiq, për t’u ndalur në çerekfinale nga Caroline Fritze. Në repesazh, siç njoftoi Komittei Olimpik i Kosovës, Loxha fitoi ndaj britanikes, Acelya Toprak.
Ndryshe, kjo është gara e parë e xhudos në nivel botëror, pas Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”./21Media

Back to top button