Flamuri i BE-së në Kosovë ulet në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën

Pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë, flamuri i BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me shtetin që po përballet me fatkeqësi natyrore.

Në një postim në “X” në faqen e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se BE-ja në Kosovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe miqtë që humbën më të dashurit e tyre.

“Sot, flamuri i BE-së është ulur në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Spanjën dhe popullin e saj. BE-ja në Kosovë shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet dhe miqtë që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në përmbytjet shkatërruese në Spanjë”, thuhet në postim.

Deri tani raportohet se 95 persona kanë vdekur nga përmbytjet ndërkohë shumë të tjerë janë ende të zhdukur.

Back to top button