Flamuri kombëtar valvitet edhe në protestat në Francë

Në Francë po protestohet kundër rritjes së çmimit të karburantit

Flamuri kombëtar është parë të valvitet në protestat të cilat po mbahen në Francë. Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet një nga protestuesit ‘jelek verdhë’ i cili mban në duar flamurin, përcjell rtv21.tv

Protestat në Francë po zhvillohen për shkak se çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës zëmroi popullatën deri në protesta të dhunshme./21Media

Back to top button