​Florent Hasani dhe Albion Rrahmani do të luajnë së bashku te Rapid Bucurest

Skuadra rumune, Rapid Bucuresti e ka bërë sot zyrtare transferimin e yllit kosovar, Florent Hasani.

Hasani i bashkohet Rapid Bucurestit në një marrëveshje dy vjeçare e gjysmë nga skuadra e Tiranës.

Këtë sezon, Hasani ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për Tiranën, e po ashtu ka regjistruar edhe tri asistime mbi emrin e tij. Gjithashtu, Hasani ka luajtur edhe katër ndeshje në Ligën e Konfereencës.

Sezonin e kaluar, Hasani ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, me 16 gola të shënuar brenda 34 ndeshjeve.

Hasani gjithashtu e ka veshur edhe fanellën e Kosovës në plot tetë raste, duke shënuar një gol në fitoren 1:0 kundër Gjibraltarit.

Florent Hasani është lojtari i dytë nga Kosova në skuadrën e Rapid Bucurestit, pas Albio Rrahmanit, dhe do t’i bashkohet skuadrës së Cristiano Bergodit në stërvitje në kampin në Antalya.

Back to top button