Florian Marku përplaset me kundërshtarin gjatë konferencës

Boksieri shqiptar, Florian Marku pati një përplasje me kundërshtarin e tij gjatë matjeve zyrtare para duelit që do ta zhvillojë ditën e shtunë, gjë që rezultoi që ai të largohet nga paraqitja para mediave.
“Mos më luaj gangsterin” dëgjohet Marku, gjersa i drejtohet kundërshtarit të tij.
Pas përplasjes Floriani u largua nga salla nga ana e sigurimit.
Dueli midis Maxim Prodan dhe Florian Markut do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 20:00. Kjo ndeshje zhvillohet për titullin kampion ndërkombëtar për IBF në peshat e mesme./21Media

Back to top button