Florida: Godina gjysmë e rrënuar që mori jetën e 24 njerëzve

Ekipet përgatiten për ta prishur pjesën e mbetur të godinës së rrënuar ditë më parë
Nje gjë dihet se dhjetëra njerëz janë ende të zhdukur pas shembjes së ndërtesës së banimit.Pjesa e mbetur e një blloku banimi i shembur pjesërisht afër Miamit, do të shkatërrohet për shkak të frikës se do të rrezikohej siguria, deri sa një stuhi tropikale po i afrohet Floridës.
Eksplozivët janë vendosur për ta rrëzuar pjesën e mbetur të Champlain Towers South sonte (e diel) ndërmjet 22:00 dhe 03:00 sipas kohës lokale (02:00 dhe 07:00 GMT).
Përpjekjet e kërkimit do të rinisin sapo gjendja të konsiderohet e sigurt,thanë zyrtarët.
Një pjesë e bllokut 12-katësh u shemb më 24 qershor. Dihet se 24 njerëz kanë vdekur kurse 121 janë zhdukur.
Përpjekjet e mëparshme për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm në rrënoja pas shembjes fillestare u pezulluan para shkatërrimit të planifikuar të së dielës.
Asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat në vendin në Surfside që nga orët e para pas shembjes së strukturës.
Të dielën, Kryebashkiaku i Surfside, Charles Burkett tha se ekzistonte rreziku që erërat e forta në ditët e ardhshme mund të shkaktonin rrënoja shtesë si dhe të rrezikonin jetën e ekipeve të kërkimit, raporton BBC./E.D-21Media

Back to top button