“Fluturon” çmimi i naftës, sot një litër deri në 1 euro e 73 cent

Këtë të premte çmimi i naftës në disa pika të karburanteve në Kosovë ka shkuar deri në 1 euro e 73 cent për litër.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për portalin rtv21.tv. ka thënë se “oferta dhe kërkesa formulon çmimin”.
Berjani ka treguar për rtv21.tv se çmimi real i derivateve sot është 1.69 cent për një litër naftë dhe 1.47 për një litër benzinë.
“Sa i përket çmimit të derivateve sot sillen Dizelli 1.69 cent Benzina 1.47 cent. Kosova është treg i hapur dhe liberal. Oferta dhe kërkesa formulon çmimin. Jemi shteti ma i vogël në botë me pika karburanti më së shumti në botë. Qytetarët e kanë mundësinë të zgjedhin ku me u furnizu”, ka thënë Berjani.


E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtonte 1.82 cent./21Media
 

Back to top button