FMN mbështet projektet për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Vermeulen theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica sot është takuar  me Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë, të cilin e ka njoftuar rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet kjo ministri dhe hapat që duhet ndërmarrë për realizimin e tyre.

Ministri Reçica ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për kontributin shumëvjeçar për Kosovën dhe u premtoi atyre se vullneti, puna dhe profesionalizmi i tij si ministër i kësaj ministrie do të jetë në çdo kohë i pakontestueshëm.

Ndërsa,  Vermeulen theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në realizimin e projekteve të mëdha që kanë përpara.

Ai me këtë rast ofroi gatishmërinë dhe mbështetjen e pa rezervë për projekte të cilat do të kenë në fokus jetën dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të qytetarëve kosovarë, e të cilat njëkohësisht lidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Back to top button