FMN: Reformat në vendet e Gjirit, në drejtimin e duhur

Të ardhurat nga burimet e naftës të monarkive të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kanë shënuar rënie të ndjeshme

Reformat e ndërmarra nga monarkitë e Gjirit për të zbutur deficitet buxhetore janë në rrugë të mbarë, por duhet të shkojnë edhe më tej për të kompensuar uljen e përfitimeve nga burimet e naftës, njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Nëse vijojnë në këtë drejtim gjatë tre apo pesë viteve të ardhshme, niveli i deficitit do të jetë më ulët se 2 për qind i produktit të brendshëm bruto (PBB)”, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Jihad Azour.

“Kjo reformë është në rrugën e duhur”, shtoi Azour në Dubai, ku ai do të prezantojë përditësimin e Perspektivave ekonomike të FMN-së për Lindjen e Mesme dhe Azisë Qendrore.

Të ardhurat nga burimet e naftës të monarkive të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG) kanë shënuar rënie të ndjeshme prej nivelit më të lartë të shënuar në mesin e vitit 2014, duke i detyruar këto vende për të rishikuar modelin e tyre ekonomik dhe shkurtimin e shpenzimeve publike.

Back to top button