Foals dhe Lewis Capaldi konfirmojnë pjesëmarrjen në Latitude 2022

Foals dhe Lewis Capaldi kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e eventit “Latitude 2022”.
Festivali do të mbahet në parkun Henham, Suffolk nga 21 deri më 24 maj.
Snow Patrol, Maggie Rogers, Little Simz, Manic Street Preachers do të performojnë gjithashtu.
Organizatorët e Latitude thanë se Foals janë nga përvojat e shumta të paharrueshme.
“Është  domethënëse për ne pasi grupi ynë  ishte në Latitude pothuajse dhjetë vjet më parë dhe ne e kujtojmë atë shfaqje si sot. Latitude na ndihmoi ne dhe shumë grupe të tjera të shkëlqyera në Mbretërinë e Bashkuar të kuptojmë potencialin tonë. Ne nuk mund të ishim më të lumtur të ktheheshim për t’i kujtuar të gjithëve dhe vetes se sa e fuqishme dhe euforike mund të jetë muzika live”, thanë Foals.
Fituesi i dyfishtë i Brit Award, Lewis Capaldi do të bëjë debutimin e tij në festivalin Suffolk pasi u tërhoq nga eventi i 2021-shit./21Media

Back to top button