​Foda: Nesër të tregojmë fytyrë tjetër nga ndeshja e parë ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur para mediave në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Zvicrës, ku Dardanëve u nevojitet një fitore e thellë për të siguruar kualifikimin direkt në Botërorin 2026.

Trajneri gjerman e pranon se përballja është e rëndësishme dhe se ekipi do të kërkojë paraqitje të mirë, por nënvizon vështirësinë e detyrës për të fituar me diferencë të madhe.

“U kam thënë edhe lojtarëve që ata të luajnë dhe të kenë një paraqitje të mirë kundër Zvicrës por Kosova nuk e ka treguar fytyrën e saj të vërtetë këtë ua kam treguar edhe lojtarëve dhe sigurisht që Zvicra ka pasur një paraqitje shumë të mirë dhe konstant ka vazhduar të paraqitet mirë. Në teori sigurisht që është gjithçka e mundur por nëse e shohim nga ana realistike është pak a shumë vështirë të arrihet rezultati 6-0 kundër Zvicrës”, tha fillimisht Foda.

Trajneri foli edhe për formën e sulmuesit Fisnik Asllani, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në ndeshjet e fundit.

“Ai është në një formë shumë të mirë dhe ka bërë një ndryshim ekstrem të madh. Vitin e kaluar ka luajtur në ligën e dytë tani po e shohim një zhvillim tepër të madh po shënon gola, po luan shumë mirë me topin, është shumë i aftë në hapësira të ngushta, e gjen gjithmonë mundësinë dhe çfarë është më e rëndësishmja është jashtëzakonisht shumë i rrezikshëm para portës”, deklaroi

Një tjetër temë e prekur ishte gjendja e Edon Zhegrovës, i cili prej javësh ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të lëndimit. Foda la të hapur mundësinë për aktivizimin e tij.

“Në ndeshjen e kaluar kemi luajtur një sistem ndryshe me 5-3-2 dhe trajneri vendosë se kë dhe cilin lojtar ta ftojë në ndeshja. Ndeshja e nesërme do të jetë një ndeshje tjetër, shumë e rëndësishme dhe ne e dimë dhe e çmojmë shumë Zhegrovën dhe e dimë çfarë rëndësie ka për kombëtaren tonë dhe e dimë se çfarë gjendje ka ai dhe sigurisht që për shkak të lëndimit të tij ka pasur një fazë të vështirë dhe të gjatë mirëpo ne e dimë që Zhegrova është shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Kosovës dhe tani do të shohim se a do të nevojitet Zhegrova në ndeshjen e radhës”, theksoi Foda.

Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”./kp

 

Back to top button