“Ndeshja është 50/50”, trajneri Foda: Turqia ka shumë yje

Franco Foda është paraqitur në konferencën e fundit për media para ndeshjes jetike ndaj Turqisë.
Trajneri u shpreh optimist për ndeshjen e nesërme por mendon se do jetë 50-50.
“Kombëtarja e Turqisë është mjaftë e mirë, me yje si Arda, Hakan dhe Yildiz. Ndeshja nesër mendoj se është 50-50”, u shpreh trajneri Foda
“Edoni është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren tonë.”
“Unë kam besim te të gjithë lojtarët edhe te Edoni. Nesër ka mundësi që Edoni të luaj nga minuta e parë”, vazhdoi tutje trajneri
Kujtojmë që ndeshje e playoffit zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.