Foggo: Vendimi për ushtrinë – sovran, neve na mbetet ta respektojmë

O’Connell: Formimi i ushtrisë, e drejtë e Kosovës.- Hoti: LDK  e mbështet pakon e ligjeve për ushtrinë.-Bislimi: VV-ja e mbështet formimin e ushtrisë

Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo ka thënë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri, është  vendim sovran, dhe NATO-s i mbetet ta respektojë atë. Ndërkohë edhe Britania e Madhe është deklaruar pro themelimit të ushtrisë duke thënë se Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë ta ketë ushtrinë e vet. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se më 14 dhjetor do t’i votojnë projektligje në Kuvend për transformimin e FSK-së në Ushtri. /21Media

 

 

 

Back to top button