FOL: LVV-ja, LDK-ja dhe AAK-Nisma kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Hulumtuesja e Lëvizjes FOL, Burbuqe Kastrati, tha se nga subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025, janë LVV, Koalicioni AAK – NISMA dhe LDK kanë në listat e tyre kandidatë që kanë probleme me ligjin.
Këtë Kastrati e tha të enjten gjatë konferencës për medie ku koalicioni i OJQ-ve, IKD, FOL dhe INPO prezantuan raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”.
Raport ky që paraqet analizën e listave të kandidatëve dhe programeve të subjekteve të licencuara për zgjedhjet e përgjithshme 2025.
Sipas saj, këto tre subjekte politike, së bashku, kanë në listat e tyre në total 23 persona të cilët kanë probleme me ligjin.