“Fole një fjalë Presidente”, Çitaku i kërkon Osmanit të reagojë për vërshimet

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka kërkuar presidentes së Kosovës , Vjosa Osmani që të reagojë lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve.
Çitaku në Facebook i ka thënë se dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha.
“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet.”, shkroi Çitaku
Ajo shtoi se shpreson që të ndihmon financiarisht të prekurit nga vërshimet.
“Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata.
Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht.”, përfundoi Çitaku./21Media