Fondacioni i Odës Amerikane për edukimin në Kosovë

Tre mijë euro për mbeshtetje të projektit

Oda Amerikane ka ndarë nga fondacioni i saj 3 mijë euro për të mbështetur një projekt të përbashkët të bursave të Klubit Rotary International Prishtina dhe Fondacionin për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”.

Fondi i bursave ka për synim përkrahjen e vajzave nga familjet e varfra që të ndjekin shkollën. Oda Amerikane, tashmë ka mbështetur këtë fondacion edhe në vitin 2013.

Përkrahja financiare vjen pas përkrahjes financiare në vlerë prej 11 mijë e 400 eurosh për organizatën “ATOMI” në vitin 2016, organizatë kjo e cila përkrahë fëmijët me nivel të jashtëzakonshëm të inteligjencës.

Fondacioni i Odës Amerikane mbështet vazhdimisht aktivitete në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative, duke përfshirë projektin e ndërtimit të shtëpive për familjet e pastreha, mbështetjen e organizatës “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, mbështetjen e organizatës “Down Syndrome Kosova” etj.

Ndryshe, në kuadër të fondacionit funksionon edhe shkolla e shahut për fëmijë.

Back to top button