Fondet e “Immersive Shevchenko” ndihmë për popullin ukrainas

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon, një ekspozitë e re virtuale u hap të martën në Boston me vepra të poetit dhe artistit ikonik ukrainas të shekullit të 19-të, Taras Shevchenko, “Immersive Shevchenko”.
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ndihmën humanitare të Kryqit të Kuq dhe një fond të krijuar nga Banka Kombëtare e Ukrainës për të mbështetur forcat e armatosura të vendit, tha kompania.
Blerësit e biletave do të kenë një zgjedhje se ku t’i drejtojnë paratë e tyre.
Prodhuesi i ekspozitës Valeriy Kostyuk e quan Shevchenkon një “pisoner” që luftoi për identitetin ukrainas.
“Kjo ekspozitë është një mundësi për të mos përjetuar vetëm Ukrainën dhe popullin ukrainas si një vend në një hartë. Ju do të jeni në gjendje të përjetoni shpirtin ukrainas,” tha Kostyuk, duke shtuar se ekspozita është prodhuar nga një ekip tërësisht ukrainas./21Media

Back to top button