Fondi i sigurisë, Mehaj jep detaje mbi dhënien e donacioneve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Fondit të Sigurisë.
Mehaj ka treguar se fondi do të jetë i hapur dhe se nesër do të publikohen informacionet mbi dhënien e donacioneve.
“Jam shumë i lumtur që më në fund kjo punë intensive u finalizua dhe sot me nënshkrimin e vendimit nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ky fond do të jetë i hapur. Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore./21Media

Back to top button