Forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit për shkak të një trajnimi

(Lajm i përditësuar)


Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër.

Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.

“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, ka thënë për Kosovapress një burim brenda KFOR-it italian.


Forca të shtuara të karabinierëve mbi Urën e Ibrit, Policia thotë se situata është e qetë

Më shumë trupa e automjete të karabinierëve raportohet se janë parë mëngjesin e së shtunës mbi urën e lumit Ibër.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës mbylli pesë objekte të strukturave paralele serbe në komunat në veri – aksion ky që u dënua nga ndërkombëtarët. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se që nga e premtja më nuk do të operojnë komunat paralele të Qarkut të i Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, e Zveçanit, e Zubin-Potokut dhe e Leposaviqit.

Megjithatë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për portalin rtv21.tv ka thënë se situata në veri është e qetë dhe nuk ka ndonjë lëvizje./21Media

Back to top button