Kaloni te përmbajtja kryesore

Forcat ruse arrestojnë protestuesit në qytetet e Ukrainës

Gjatë ditës është raportuar se po zhvillohen protesta në disa qytete të Ukrainës nën kontrollin rus.
Protestat duket se kanë qenë paqësore, por fotografitë në rrjetet sociale tregojnë forcat ruse duke arrestuar njerëz dhe duke shpërndarë turmat në vende si Enerhodar.


Turmat e protestuesve u mblodhën në qytet pasi kryebashkiaku Dmytro Orlov pretendoi se trupat ruse kishin rrëmbyer zëvendësin e parë, Ivan Samoydyuk.
“Ne nuk e dimë se në çfarë gjendje është ai. Ai nuk ka qenë në kontakt që nga dje”, tha zoti Orlov në Telegram.
Një video që supozohet se është marrë në një qytet tjetër, Berdyansk, tregon njerëz të arrestuar dhe rrahur nga forcat ruse./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button