Kaloni te përmbajtja kryesore

Forcat speciale të Policisë së Kosovës tërhiqen nga Banjska

Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga fshati Banjskë i Zveçanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës  tani do të zëvendësohen me pjesëtarë të Njësitit për Ndërhyrje të Shpejtë.

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.

Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button