Forcat ukrainase do të ‘luftojnë deri në fund’ në Mariupol

Në një intervistë për ABC, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se forcat e mbetura ukrainase në qytetin port jugor të Mariupolit janë ende duke luftuar dhe do të vazhdojnë të sfidojnë ultimatumin e Rusisë që ato të dorëzohen.

“Qyteti nuk ka rënë”, tha Shmyhal.

Të dielën, Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.

Zyrtarë të tjerë ukrainas kanë përsëritur të njëjtin mesazh. Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko i tha BBC-së më herët se ai kishte folur me ushtarët në Mariupol dhe “ata do të luftojnë deri në fund”./21Media

Back to top button