Forcat ukrainase po punojnë për t’i evakuuar ushtarët e mbetur në Azovstal
Ushtria e Ukrainës ka thënë se po punon për të evakuuar të gjitha trupat e mbetura nga fabrika e çelikut pas muajsh bombardimesh. “Garnizoni “Mariupol” ka përmbushur misionin e tij luftarak. Komanda s
Ushtria e Ukrainës ka thënë se po punon për të evakuuar të gjitha trupat e mbetura nga fabrika e çelikut pas muajsh bombardimesh.
“Garnizoni “Mariupol” ka përmbushur misionin e tij luftarak. Komanda supreme ushtarake urdhëroi komandantët e njësive të vendosura në Azovstal për të shpëtuar jetën e personelit… Mbrojtësit e Mariupolit janë heronjtë e kohës sonë”, ka thënë në një deklaratë shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.
Rreth 600 trupa mendohet të kenë qenë brenda fabrikës së çelikut.
“Ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetën e djemve tanë. Ka të plagosur rëndë mes tyre. Ata po marrin kujdes. Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





