​Formacionet Juventus-Milan

Juventus mirëpret Milan sonte në xhiron e gjashtë të Serie A në derbin e madh italian.

Ekipi i trajnerit kroat Igor Tudor nuk ka pësuar humbje në kampionatin e Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe aktualisht është në vendin e pestë në Serie A.

Milan i kapitenit kroat Luka Modriq është aktualisht i pari me të njëjtin numër pikësh si Napoli, Roma dhe Interi.

Futbollisti Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e ekipit startues të bardhe-zinjve dhe do të jetë në bankën rezervë.

“Zonja e vjetër” në këtë ndeshje, e cila fillon nga ora 20:45, do të luajë pa Juan Cabal, Arkadiusz Milik, Bremer dhe Fabio Miretti, ndërsa Milan pa Pervis Estupinan e Ardon Jasharin.

Juventus: Di Gregorio – Gatti, Rugani, Kelly – Kalulu, Locatelli, McKennie, Cambiaso – Conceicao, Yildiz – David

Milan: Maignan – Tomori, Gabbia, Pavloviq – Saelemaekers, Fofana, Modriq, Rabiot, Bartesaghi – Gimenez, Pulishiq

Back to top button