Formacionet zyrtare, Arsenal-Manchester United

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të derbit të Premier Ligës ndërmjet Arsenalit dhe Manchester United, sfidë kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në “Emirates Stadium”.
“Gunners” që janë lider të tabelës do të kërkojnë një tjetër fitore të madhe për të konfirmuar kështu epitetin e kandidatit kryesor për titullin kampion në këtë edicion të kampionatit anglez.
Skuadra e Mikel Artetas është në vendin e parë me 47 pikë, kurse “Djajtë e kuq” pozicionohen në vendin e katërt pe 39 pikë.
Granit Xhaka do të luajë në mesfushë nga minuta e parë për ta ndihmuar skuadrën e tij në objektivin për tre pikë të reja.
Këto janë formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabrie, Zinchenko, Partey, Xhaka, Odegaard, Saka, Martinelli, Nekitah
Manchester United: De Gea, Martinez, Fernandes, Rashford, Eriksen, Varane, Antony, Shaw, Weghorst, Bissaka, McTomina=y.

Back to top button