Formacionet zyrtare, Liverpool në krizë, Fulham synon goditjenc

Liverpool përballet me Fulhamin në një ndeshje në kuadër të Premier Ligës, ku skuadra e drejtuar nga Arne Slot hyn nën presion të madh pas rezultateve negative të fundit.
“Të Kuqtë” synojnë të shmangin humbjen e katërt radhazi në të gjitha garat, ndërsa forma e dobët ka rritur pakënaqësinë te tifozët dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit. Skuadra vjen nga disa humbje të rënda dhe ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, duke pësuar gjithsej tetë gola në tre humbjet e fundit.
Në anën tjetër, Fulham vjen me më shumë stabilitet dhe besim. Skuadra londineze ka fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit dhe mban gjallë shpresat për kualifikim në garat evropiane. Ata renditen në vendin e 11 dhe një fitore në “Anfield” do t’i afronte ndjeshëm me zonën evropiane.
Ndeshja mes Liverpoolit kundër Fulhamit zhvillohet sot më 11 prill, me fillim nga ora 18:30.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Mamardashvili, Vandijk, Konates, Wirtzt, Szoboszlai, Salah, Jones, Gakpo, Robertson, Frimpong, Nguhmoha.
Fulham: Leno, Castagne, Andersen, Bassey, Robinson, Berge, Iëobi, Ëilson, King, Bobb, Muniz