​Formacionet zyrtare Sporting CP – Arsenal

Sorting CP dhe Arsenal do të përballen sonte në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, për një vend në gjysmëfinale.

Skuadra e Arsenalit vjen në këtë përballje pas dy humbjeve radhazi në kupat vendase, duke humbur finalen e Kupës Carabao dhe më pas duke u eliminuar nga Kupa FA. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mbetet lider në Premier League.

Nga ana tjetër, Sporting CP ka qenë surpriza e këtij edicioni. Ekipi portugez arriti çerekfinalet pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Bodo Glimit me rezultat 5-0, duke konfirmuar formën e fortë në shtëpi ku nuk ka humbur këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Formacionet zyrtare:

Sporting CP (4-2-3-1): Silva, Fresneda, Diomande, Inacio, Araujo, Morita, Catamo, Trincao, Suarez, Goncalves, Gyökeres

Arsenal (4-3-3): Raya, Calafiori, Gabriel, Saliba, White, Rice, Trossard, Zubimendi, Madueke, Odegaard, Saka

Back to top button