Formacionet zyrtare të Benficas dhe Interit

Benfica dhe Interi do ta zhvillojnë sot duelin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00.
Interi udhëton në Lisbonë me qëllimin e tejkalimit të krizës së rezultateve nëpër të cilën po kalon në Serie A, ndërsa Benfica në fundjavë u mposht nga Porto në derbin e madh portugez me rezultat 2:1.
Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme. Te Benfica do të mungojnë për shkak të lëndimeve Bah, Draxler dhe Otamendi, kurse Inzaghi ka humbur dyshen Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të vitit 2004, ku asokohe Interi e mposhti Benfican me rezultat të ngushtë 4:3.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Benfika (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, Morato, Antonio Silva, Grimaldo; Florentino, Chiquinho; Aursnes, Rafa Silva, Mario; Ramos
Inter: (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Martinez