Formacionet zyrtare të Lecces dhe Milanit

Sonte me fillim nga ora 18:00, skuadra e Lecces e pret në shtëpi kampionin italian, AC Milanin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Lecce barazoi pa gola me Spezian, kurse Milani barazoi 2:2 me skuadrën e Romas.
Momentalisht, Milani zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 37 pikëve, krahas Lecces që renditet në vendin e 12 me 19 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Leccen nuk paraqiten Dermaku dhe Pongracic, kurse te Milani mungojnë Ballo-Toure, Florenzi, Ibrahimovic, Maignan, Tonalo, Krunic dhe Rebic.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Lecce (4-3-3): Falcone; Pezzella, Umtiti, Baschirotto, Gendrey; Gonzalez, Hjulmand, Blin; Di Francesco, Colombo, Strefezza.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Pobega; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud.

Back to top button