Formacionet zyrtare të Realit dhe Cityt

Në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00 sot do të zhvillohet akti i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve.

Dy gjigantët evropian do të ballafaqohen mes vete me synimin e vetëm për të kërkuar një vend në finalen e madhe të këtij kompeticioni, i cili është më i rëndësishmi në nivel të klubeve.

Skuadra angleze vazhdon të jetë në kërkim të këtij trofeu të rëndësishëm për vite me radhë pas investimeve të mëdha pikërisht për këtë qëllim, por edhe kësaj radhe do të duhet ta kalojë skuadrën që mbretëron në këtë kompeticion për vite me radhë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Mendy dhe Militao, kurse te City mungon Nathan Ake.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Back to top button