Formacionet zyrtare të Udineses dhe Napolit

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Dacia Arena” do të jetë nikoqir i përballjes interesante mes Udineses dhe Napolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33 të Serie A.

Për Napolin ndeshja e sotme ka rëndësi tejet të madhe, pasi që në rast se skuadra e Luciano Spallettit e mposht Udinesen do të shpallet kampione e Serie A pas plot 33 vitesh.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Napoli barazoi 1:1 me Salernitanan, kurse Udinese u mposht 1:0 nga skuadra e Lecces.

Momentalisht, Napoli zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 79 pikëve, krahas Udineses që renditet në vendin e 13 në tabelë me 42 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Udinesen nuk do të paraqiten Deulofeu, Ebosse dhe Success, kurse te Napoli mungon Mario Rui.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare:

Udinese (3-5-1-1): Silvestri; Perez, Bijol, Becao; Udogie, Lovric, Walace, Samardzic, Ehizibue; Pereyra; Nestorovski.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Ndombele; Elmas, Osimhen, Kvaratskhelia

Back to top button