Formimi i qeverisë së përbashkët? Peci: Dy ndryshime kushtetuese janë thelbësore

(Lajm i përditësuar)
Formimi i qeverisë së përbashkët? Peci: Dy ndryshime kushtetuese janë thelbësore
Analisti Lulzim Peci, në emisionin “Click” në RTV21, tha se nëse do të bëhej një qeveri e gjerë, do të duhej të rregulloheshin dy çështje.
Sipas tij, do të duhej të ndryshohej Kushtetuta në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të vendit.
“Unë mendoj se duhet të ndërrohet kjo formë, sepse po sjell jostabilitet politik zgjedhja e presidentit nga parlamenti, pasi mund ta dërgojë vendin në zgjedhje”, tha ai.
Gjithashtu, Peci theksoi se duhet të ndryshohet Kushtetuta sa i përket kryetarit të Kuvendit.
“Sepse mund të biem në një situatë të tillë që kryesinë e Kuvendit ta ketë një parti në opozitë”, tha Peci.
Peci për zgjedhjet e reja: Rrezik për bllokadë dhe zgjedhje të përsëritura në mars!
Analisit Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 foli për mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Ai tha se kjo do të ishte mundësi e mirë, mirëpo shprehi drojën se një gjë e tillë mund ta dërgojë vendin në cikël të zgjedhjeve.
Kjo pasi sipas Pecit rezultatit i zgjedhjeve të reja nuk do të ndryshonte shumë nga ky aktual.
“Sepse qito zgjedhje mundëm me të prodhu një rezultat të tillë të përafër që e kemi edhe q ëmund të na çojnnë përsëri në zgjedhje [në mars] sepse nuk mund të zgjedhet presidentja”, tha Peci.
Ai u shpreh pro një qeverisje më gjithpërfshirëse, megjithatë shtoi se kjo qeveri duhet të përfshinte edhe partitë tjera joshqiptare.
“Ajo do të kërkonte edhe Listën Serbe në koalicon, sepse nuk ka kuptim që një komuitet joshumicë të jetë opozita e vetme në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai./21Media