Forumi Ekonomik në Zvicër, i pranishëm edhe Rama

Më 16-20 janar në Zvicër do të zhvillohet takimi Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2023, në Davos-Klosters. I pranshëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa pritet edhe konfirmimi i pjesëmarrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. I pranishëm në këtë takim do të jetë dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, do të jetë tema e forumit, ku do marrin pjesë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende.
Takimi do të ndodh, derisa krizat e shumta thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik. Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme, duke hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës. Çështjet që pritet të diskutohen janë krizat ekonomike, energjitike dhe ushqimore, shkruan Rtsh. Programi i Takimit të 53-të Vjetor do të fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente të botës.
Në takim do të jenë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin holandez, Mark Rutte, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres.

Back to top button