Kaloni te përmbajtja kryesore

Foshnja 1 vjeçare dhe nëna nxirren të gjalla nga rrënojat tri ditë pas tërmetit

Ekipet e shpëtimit nxorën të gjalla një foshnjë 1-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat sot, më shumë se tri ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore, raporton Anadolu.
Rahaf dhe nëna e saj Ela Hamoko, 30 vjeçe, me origjinë siriane, u shpëtuan në provincën Kahramanmarash pasi ishin të bllokuar për 81 orë.
Të paktën 16.170 njerëz kanë humbur jetën dhe 64.194 janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore të hënën.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën jugore Kahramanmarash, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button