Foshnja e porsalindur dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Një foshnje e porsalindur është dërguar pas shenje jetë në Spitalin e Pjesë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se në gjendje të rëndë është në spital ka mbërritur edhe nëna e foshnjës e cila dyshohet se ka kryer lindjen rrugës për në spitale.
Rasti është duke u hetuar dhe se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /21Media