Foshnja e shpallur “e vdekur” nga mjekët, rezultoi e gjallë

Një foshnjë që ishte lindur parakohe e shpallur e vdekur nga mjekët brazilianë është vënë re se është gjallë teksa ishin duke e përgatitur për varrim.
Fëmija, i cili u quajt Augustus, u lind nga një nënë 18-vjeçare në shtetin brazilian Rondonia javën e kaluar.
Mjekët e shpallën fëmijën e lindur në muajn e shtatë si të vdekur dhe thirrën një drejtori funerali që ta merrte trupin për ta përgatitur për varrim. Por, gjatë përgatitjeve, ai vuri re se foshnja kishte rrahje zemre dhe e ktheu menjëherë të porsalindurin në spital ku u vendos në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, transmeton rtv21.tv.
Mësohet se ai është në gjendje stabile dhe i përgjigjet mirë trajtimit. Nëna u lirua.
Gjyshja e foshnjës tha se ai po ‘lëvizte shumë’ dje. “Ai lëvizi shumë këmbët dhe krahët dhe rrahjet e zemrës janë të shkëlqyera”.
Policia Civile dhe Ministria Publike e Rondonia thanë se kishin hapur një hetim për incidentin e çuditshëm.
Por departamenti shëndetësor i Ariquemes ka këmbëngulur se foshnja kishte vdekur kur mbërriti në spital./21Media

Back to top button